Përshkrimi
AZ Group kërkon një Inxhinier Mjedisi që të mbulojë përputhshmërinë mjedisore të gjithë veprimtarisë së kompanisë, administrimin e mbetjeve, impiantin për trajtimin e ujërave dhe ajrit, si edhe raportimin pranë autoriteteve rregullatore të mjedisit. Ky rol punon në bashkëpunim të afërt me Drejtorin teknik për iniciativa që lidhen me qëndrueshmërinë dhe rritjen e efiçencës së energjisë.
Vendi i punës: Lezhë
Transporti ofrohet nga kompania.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Kujdeset që të gjitha operacionet e AZ Group të jenë në përputhje me legjislacionin mjedisor shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare.
- Përgatit dhe paraqet raportet mjedisore periodike pranë institucioneve përkatëse, si Agjencia e Mjedisit, Bashkia dhe Inspektoriati Mjedisor.
- Administron lejet mjedisore të kompanisë dhe procesin e rinovimit të tyre, duke ndjekur afatet e detyrimeve rregullatore.
- Bashkërendon ndarjen, dokumentimin dhe largimin e mbetjeve të prodhimit sipas kategorisë dhe origjinës, në koordinim me Përgjegjësin e Logjistikës së Brendshme.
- Garantion që çdo mbetje të trajtohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe me procedurat e brendshme.
- Verifikon që parametrat e ujërave të trajtuar të jenë brenda standardeve të përcaktuara.
- Mbikëqyr punën e impiantit të trajtimit të ajrit (scrubber-a) në kompleksin industrial, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin teknik.
- Zbaton monitorime periodike sipas procedurës mjedisore, duke mbuluar dokumentacionin, auditimin dhe afatet.
- Evidenton mundësi për të ulur ndikimin mjedisor të operacioneve.
- Ndjek dhe raporton konsumin e energjisë, përfshirë gazin, ujin dhe energjinë elektrike, me synim rritjen e efiçencës operacionale dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis.
Kualifikimet
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisore, Kimi Mjedisore, Inxhinieri Kimike ose në një fushë të afërt.
- Eksperiencë në menaxhimin e mbetjeve, raportimin mjedisor ose projekte për trajtimin e ujërave.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi analitike dhe raportuese, me zotësi për hartimin e raporteve dhe interpretimin e tyre.