
Karriera jote në financa fillon këtu!
Nëse je person i detajuar, i pasionuar pas numrave dhe ke njohuri të mira të gjuhës gjermane, Avedo Kosovo po të kërkon për ekipin e tij në Prishtinë. Si (Junior) Specialist Faktura, do të punosh me proceset e faturimit, do të kujdesesh për saktësinë e të dhënave financiare dhe do bashkëpunosh me kolegë në një ambient profesional.
Roli është ideal për ata që duan të ndërtojnë karrierë në financa - nuk kërkohet përvojë e gjatë, por kërkohet vëmendje ndaj detajeve dhe gatishmëri për të mësuar. Do të zhvillohesh në një kompani me kulturë moderne pune, ku puna jote vlerësohet dhe kontributi yt shihet. Avedo ofron ambient bashkëkohor, mundësi reale për zhvillim profesional dhe ekip që të mbështet hap pas hapi.
Nëse je gati për një fillim të ri në botën e financave, ky vend është për ty.