Titulli i punës: Key Account (Menaxher Shitje Retail)
Përshkrimi:
Kompania Avantgard Sh.p.k kërkon të punësojë Key Account (menaxher shitje retail) për produkte ushqimore.
Detyrat:
- Përgjegjës për arritjen cilësore dhe sasiore të targetit për total zonën që mbulon.
- Përgjegjës për menaxhimin e asortimentit sipas strategjisë së kompanisë për secilin kanal dhe segment.
- Regjistron dhe përditëson (nëse diçka ndryshon apo nuk është korrekte) të gjithë informacionin dhe të dhënat që i përket databazës së pikave të shitjes për të gjithë klientët që ka në zonën e përcaktuar dhe i raporton ato në kohë tek Menaxheri Rajonal dhe zyra e shitjeve.
- Negocion që të ketë vendndodhjen më të mirë të aseteve të kompanisë duke studiuar sjelljen konsumatore për atë pikë specifike shitje për ta zgjedhur atë.
- Menaxhon të gjithë asetet e kompanisë në zonën e përcaktuar duke i mbajtur ato të pastra dhe të merchandisuara sipas kanalit apo segmentit që pika e shitjes është.
- Ndjek në mënyrë të strukturuar secilën pikë shitje (klient) sipas udhëzimeve të kompanisë në mënyrë që t'i menaxhojë mirë ato dhe punën ditore dhe rritjen e shitjeve.
- Të ndjekë dhe respektojë në mënyrë strikte strukturën e organizimit të ditës (Rutina Ditore), të përcaktuar nga kompania.
- Key Account Manager duhet të dijë të gjithë portofolin e produkteve të kompanisë dhe ta prezantojë atë në të gjitha pikat e shitjes që ka në zonën që mbulon.
- Të njohë Brandin/produktet jo vetëm të Avantgard Sh.p.k por dhe të konkurrentëve; të dijë benefitet dhe ndryshimet për secilin produkt të Avantgard Sh.p.k. Të jetë i/e aftë për secilin produkt dhe kush është target grupi i konsumatorëve që ne kemi.
- Vëzhgon aktivitetet e konkurrentëve dhe i raporton ato tek Menaxheri i tij/saj Rajonal në kohë.
- Të respektojë dhe të tregojë sjelljen sipas Kodit të Etikës në të gjitha situatat në mënyrë që të prezantojë dhe përcjellë imazhin e kompanisë në nivelin më të lartë.
Kualifikimet:
- Ekselenca Operative.
- Shitja dhe Negociatat.
- Aktivizimi pikave të shitjes.
- Të jetë i/e pajisur me leje për drejtim automjeti tip B.
- Përbën avantazh njohja e gjuhës Angleze.
- Eksperienca të mëparshme të paktën 3-vjeçare në këtë profil.
Dokumentet e kërkuara:
- CV me foto.
- CV-të pa foto do të skualifikohen automatikisht.