Titulli i punës: Produkt Menaxher
Kompania: AutoPjesë PARTNER
Përshkrimi i shkurtër: AutoPjesë PARTNER është një nga emrat më të njohur dhe më të besuar në tregun e pjesëve të automjeteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me mbi 25 filiale dhe 105 punonjës. Për ekipin tonë, jemi në kërkim të një Produkt Menaxheri që do të mbështesë menaxhimin e brendeve dhe grupeve të produkteve, duke siguruar koordinim efikas me furnitorët dhe zhvillim të gamës së produkteve. Pozita nuk kërkon përvojë në industrinë automobilistike; përvoja ose njohuritë në menaxhimin e brendeve/produkteve dhe punën me furnitorë, veçanërisht jashtë vendit, janë të dëshiruara.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i portofolit të produkteve ose brendeve
- Koordinim i furnitorëve dhe monitorim i marrëdhënieve me ta, përfshirë furnitorët ndërkombëtarë
- Analizë e tregut dhe propozime për zgjerimin e gamës së produkteve
- Mbështetje në strategjitë e marketingut dhe pozicionimin e produkteve
- Koordinim i brendshëm me ekipet e blerjes, marketingut dhe shitjes
Kërkesat:
- Përvojë ose njohuri në menaxhimin e brendeve ose grupeve të produkteve
- Përvojë në punën me furnitorë, preferueshëm jashtë vendit
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Aftësi për punë në ekip dhe gatishmëri për të marrë iniciativa
- Njohuri të gjuhës angleze (minimumi nivel mesatar)
- Njohuri të Excel-it dhe përdorim të mjeteve bazike të analizës së të dhënave
Ne ofrojmë:
- Ambient pune modern dhe miqësor
- Punë të qëndrueshme me mundësi zhvillimi profesional
- Orar të rregullt dhe kushte të mira pune
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional
- Sigurim shëndetësor
Dokumentet e kërkuara: