• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Autopjesë Partner

Koordinator i Importit në Departamentin e Blerjes

Autopjesë Partner
Apliko
Transport & LogjistikePrizren1 javë më parëFull Time

Shpallje pune – Koordinator i importit në Departamentin e blerjes

AutoPjesë PARTNER njihet si një prej kompanive më të konsoliduara dhe më të besueshme në tregun e pjesëve të automjeteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Me mbi 25 filiale dhe 105 punonjës, kompania renditet ndër emrat kryesorë të këtij sektori dhe po vazhdon zgjerimin me ritëm të shpejtë.

Për ekipin e importit dhe blerjes, kompania po kërkon një koordinator që do të ndihmojë në menaxhimin e importeve, transporteve dhe proceseve doganore.

Në fillim të angazhimit ofrohet trajnim i plotë dhe përkrahje e vazhdueshme.

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon në organizimin e proceseve të importit dhe të transporteve.
  • Mban komunikim bazik me furnitorët dhe kompanitë e transportit.
  • Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit doganor.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e importit dhe blerjes për koordinim të brendshëm.

Kërkesat:

  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar shkathtësi të reja.
  • Universitet i përfunduar me sukses në juridik, teknik, ekonomik, etj..
  • Aftësi për të folur dhe shkruar në gjuhën angleze.
  • Njohuri të Excel-it në nivel mesatar.
  • Shkathtësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune modern dhe miqësor.
  • Trajnim të plotë gjatë punës.
  • Punë të qëndrueshme, mbi mesatare dhe me mundësi për zhvillim profesional.
  • Orar të rregullt dhe kushte të mira pune.
  • Sigurim shëndetësor.

Prizren.