Asistent/e Administrative (punë në zyrë / showroom)
Përshkrimi:
Pozita e Asistent/e Administrative përfshin menaxhimin e dokumentacionit financiar dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për shitje, doganë dhe homologim të automjeteve. Pozita kërkon prezantim profesional të makinave në showroom, komunikim me klientët dhe bashkëpunim të ngushtë me departamentin e shitjes dhe financës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Faturimi dhe menaxhimi i dokumentacionit financiar
- Përgatitja e dokumentacionit për shitje të automjeteve
- Përpilimi i dokumenteve për doganë dhe homologim
- Përgatitja dhe arkivimi i kontratave të shitblerjes
- Përpilimi i fletëdorëzimeve dhe dokumenteve përcjellëse
- Përpilimi dhe menaxhim i fletëgarancioneve
- Prezantimi profesional i makinave për klientët në showroom
- Komunikimi me klientë dhe ndjekja e procesit të shitjes
- Mbajtja dhe azhurnimi i të dhënave në sistem (Excel / CRM)
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes dhe financës
- Prezantim i makinave sipas nevojes
- Mikpritje dhe udhëzim i klientëve
Kandidati/ja ideal/e:
- Të ketë përfunduar ose të jetë në përfundim të studimeve universitare (preferohet Ekonomi / Biznes)
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit (Excel, Word)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Qasje profesionale dhe korrektësi në punë
- I/e organizuar dhe i/e aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht
- I/e motivuar për të mësuar dhe zhvilluar në industrinë automotive
- I/e gatshëm/e për punë në ekip
- Patentë shoferi (përparësi)
- Përvoja në shitje ose administratë është përparësi
Çka ofrojmë ne:
- Punë në ambient modern showroom-i
- Trajnim praktik në industrinë e makinave elektrike (sektor në rritje të shpejtë)
- Ambient profesional dhe dinamik
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
- Stabilitet dhe siguri në punë
Vendi i Punës: Gjakovë
Adresa: Rr, Skenderbeu, Km1, Gjakove - Prizren, Gjakove