Këshillues/Agjent Rajonal Shitjeje Kosove
AUSTRIA PRAEMIX shpk. vepron me sukses prej mbi 10 vitesh në tregun shqiptar dhe kosovar dhe është partner lokal i kompanisë ndërkombëtare SCHAUMANN AGRI GmbH për Shqipërinë dhe Kosovën, lider në fushën e prodhimit të premikseve dhe teknologjisë për ushqyerjen e kafshëve.
Për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe ekipit të saj, AUSTRIA PRAEMIX shpk. po kërkon të punësojë një Këshillues/Agjent Rajonal Shitjeje për Kosovë.
Nëse jeni i sapodiplomuar dhe keni të paktën 6 muaj praktikë studentore, jeni i motivuar të zhvilloni aftësitë teknike dhe ndërpersonale dhe dëshironi të mësoni nga NR.1 evropian, kompania SCHAUMANN, ju ftoheni të bëheni pjesë e stafit tonë kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne investojmë në të ardhmen tuaj.
Detyrat
- Menaxhimi i klientëve ekzistues dhe zgjerimi i rrjetit të shpërndarjes me klientë të rinj në rajonin e Kosovës për produktet e kompanisë SCHAUMANN / AUSTRIA PRAEMIX shpk.
- Zbatimi i strategjive të marketingut që nxisin shitjen në terren.
- Ofrimi i këshillimit për klientët përmes zbatimit dhe rekomandimit të metodave më efektive të teknologjisë SCHAUMANN, duke realizuar vizita këshilluese te klientët dhe monitorim të fermave.
- Organizimi i kohës në mënyrë efikase përmes planifikimit, programeve dhe raportimeve javore.
- Përkujdesja që produkti të arrijë te klienti në kohë dhe me cilësinë e duhur.
- Ndjekja e procesit të pagesave për t'u siguruar që ato kryhen në afat nga klientët.
Kualifikimi dhe kërkesat bazë
- Diplomë në profilin Veterinari dhe/ose Zooteknikë.
- Nga 6 muaj deri në 3 vjet përvojë të mëparshme pune në shitje ose në shërbim ndaj klientit.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe paketës MS Office.
- Njohuri mesatare të gjuhës angleze; njohja e gjermanishtes përbën avantazh shtesë.
- Leje drejtimi automjeti, kusht i domosdoshëm.
- Të jeni i organizuar, komunikues dhe me aftësi për punë në grup.
- Gatishmëri për të mbajtur përgjegjësi në zbatimin e detyrave të ngarkuara, si dhe korrektësi dhe fleksibilitet.
Kompania ofron pagë stimuluese, një mjedis sfidues pune dhe mundësi për të mësuar e për t'u trajnuar vazhdimisht edhe jashtë Shqipërisë.