• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Aurelia Pristina

Punëtor/e për Mirëmbajtje Apartamentesh dhe Menaxhim Rezervimesh

Aurelia Pristina
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinëDjeFull Time

Kërkojmë punëtor/e për mirëmbajtje apartamentesh dhe menaxhim rezervimesh

Jemi në kërkim të një punëtori/eje të përgjegjshëm/e, korrekt/e dhe të rregullt për mirëmbajtjen e apartamenteve me qira ditore, si dhe për ndihmë në menaxhimin e rezervimeve në platformat Booking dhe Airbnb.

Lokacioni:

Objekti përmban 4 apartamente, secili me sipërfaqe rreth 30m².

Detyrat kryesore të punës:

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e apartamenteve pas largimit të mysafirëve
  • Përgatitja e apartamenteve për check-in të ardhshëm
  • Ndërrimi dhe rregullimi i çarçafëve, peshqirëve dhe materialeve të nevojshme
  • Kontrollimi i gjendjes së apartamenteve pas çdo qëndrimi
  • Menaxhimi bazik i rezervimeve në Booking dhe Airbnb
  • Komunikim bazik me klientët sipas nevojës
  • Raportim në rast të dëmtimeve, mungesave apo problemeve në apartamente

Orari i pastrimit:
10:00 – 13:00

Pastrimi i një apartamenti zgjat mesatarisht rreth 30 minuta. Zakonisht parashikohet pastrimi i rreth 2 apartamenteve në ditë, varësisht nga check-out-et dhe rezervimet.

Në ditët kur nuk ka largime të mysafirëve, nuk ka nevojë për pastrim. Orari mund të ndryshojë sipas fluksit të rezervimeve.

Kërkojmë një person që:

  • Është i/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e
  • Ka kujdes për pastërtinë dhe detajet
  • Është i/e rregullt në punë dhe në komunikim
  • Ka sjellje të mirë me klientët
  • Ka njohuri bazike për përdorimin e telefonit dhe aplikacioneve si Booking/Airbnb
  • Ka përvojë të mëparshme në pastrim ose punë të ngjashme, e cila konsiderohet përparësi

Puna është e përshtatshme për persona që kërkojnë angazhim me orar fleksibil, varësisht nga rezervimet ditore.