Agjent/e Imobiliar/e
Kompania: Atmos Real Estate
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrimi:
- Atmos Real Estate po zgjeron ekipin dhe kërkon të bashkëpunojë me persona ambiciozë, komunikues dhe të motivuar për t’u zhvilluar në fushën e pasurive të paluajtshme.
- Kërkojmë kandidatë që duan të ndërtojnë një karrierë serioze, të punojnë me klientë realë dhe të jenë pjesë e një ambienti profesional ku performanca vlerësohet dhe shpërblehet.
Kualifikimet:
- Të jesh i/e organizuar dhe korrekt/e.
- Të kesh aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të jesh i/e motivuar për rezultate.
- Të kesh dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.
- Eksperienca në shitje, komunikim ose pasuri të paluajtshme përbën avantazh.
Dokumentet e kërkuara:
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim profesional dhe mentorim të vazhdueshëm.
- Mundësi reale për të krijuar të ardhura të larta.
- Ambient pune serioz, mbështetës dhe dinamik.
- Sistem që shpërblen performancën.
- Mundësi për të ndërtuar karrierë afatgjatë në real estate.
Informacion shtesë:
- Nëse dëshiron të jesh i/e pavarur, të menaxhosh kohën tënde dhe të zhvillosh potencialin tënd në një industri me shumë mundësi, vendi yt është këtu.