• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
"ASF" SHA

Oficer Kredie

"ASF" SHA
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli: Oficer Kredie - Dega Rajonale Korçë

Kompania: Agro Social Fund SHA

Përshkrimi:

  • Agro Social Fund SHA, institucion mikrofinanciar i licensuar nga Banka e Shqipërisë, ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale, gjysmë-urbane dhe urbane. Synon të sigurojë kredi që përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

Detyrat:

  • Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.
  • Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren.
  • Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
  • Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave të klientit.
  • Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
  • Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet.
  • Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje.
  • Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushë relevante.
  • Të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Orientim drejt arritjes së objektivave.
  • Person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme me njerëzit.
  • Kuptim i mirë i shërbimit ndaj klientit.
  • Aftësi për të bërë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhimin e punës.
  • Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.

Shënime:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.