Agjent Shitje (2 pozita)
Kompania: ASD Kosova SH.P.K.
Lokacioni: Çagllavicë
Përshkrim i punës:
- Jemi në kërkim të agjentëve të shitjes të përkushtuar dhe energjikë që do të promovojnë dhe shesin produktet tona tek klientët ekzistues dhe potencialë. Detyra përfshin identifikimin e nevojave të klientëve, menaxhimin e porosive dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata, duke kontribuar në rritjen e shitjeve dhe realizimin e objektivave të kompanisë.
Kërkesat:
- Të paktën 2 vite përvojë në shitje ose në një rol të ngjashëm
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave
- Aftësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie me klientët
- Njohuri bazike të tregut (avantazh)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Promovimi dhe shitja e produkteve tek klientët ekzistues dhe potencialë
- Identifikimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve adekuate
- Menaxhimi i porosive dhe ndjekja e tyre deri në realizim
- Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Raportimi i rregullt i aktiviteteve të shitjes
Dokumentet e kërkuara:
- CV e përditësuar
- Letër motivimi