• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A

Asistente Administrative në Shitje

ARTISTIC JEWELLERY PIRRO
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Argjendari Pirro, një brand premium që kombinon prodhimin artizanal të bizhuterive me një eksperiencë moderne dhe të kuruar shitjeje, është në kërkim të një Asistenteje në Shitje. Nga skica dhe dizajni, deri tek prodhimi artizanal dhe eksperienca finale e klientit, çdo detaj realizohet brenda kompanisë me pasion, kreativitet dhe mjeshtëri — në një ambient ku arti dhe klasi janë primare. Ky rol është ideal për dikë që pëlqen komunikimin me klientët, ka vëmendje ndaj detajeve dhe dëshiron të bëhet pjesë e një ambienti elegant, dinamik dhe kreativ.

Detyrat

  • Ndërtimi i marrëdhënieve me klientët dhe ofrimi i një eksperience premium dhe të personalizuar gjatë gjithë procesit të shitjes.
  • Prezantimi i koleksioneve dhe këshillimi i klientëve në përzgjedhjen dhe personalizimin e produkteve sipas nevojave të tyre.
  • Menaxhimi i shitjeve, regjistrimeve në sistem dhe koordinimi me departamente të tjera të kompanisë.
  • Mirëmbajtja e standardit estetik të dyqanit, organizimi i produkteve dhe monitorimi i stokut.
  • Raportimi i të dhënave të shitjeve dhe mbështetja e operacioneve të përditshme të dyqanit.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm i detyrueshëm; diplomë Bachelor ose Master në degët ekonomike preferohet.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje produktesh; eksperienca në sektorin e argjendarisë, aksesorëve ose orëve preferohet.
  • Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike si Microsoft Office; eksperienca me programin Alpha preferohet.
  • Eksperiencë në shërbimin ndaj klientit dhe njohuri mbi praktikat bazë të operimit të përditshëm të biznesit.
  • Eksperiencë në arritjen e objektivave të shitjes dhe motivim për të tejkaluar vazhdimisht rezultatet e pritshme.