• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Arlis Construction shpk

Teknik Ndërtimi

Arlis Construction shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

ARMAAR GROUP është një grup kompanish që vepron kryesisht në fushën e ndërtimit, por shtrin aktivitetin edhe në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime dhe real estate. I themeluar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, si edhe projekte të rëndësishme si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Kompania vijon të zgjerohet dhe synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të komunitetit. Në kuadër të rritjes së projekteve dhe të stafit profesional, është hapur një vend i lirë pune për Teknik Ndërtimi.

Pozicioni: Teknik Ndërtimi

Departamenti: Teknik në zbatim

Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Tekniku i Ndërtimit ka përgjegjësi për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës në kantier, verifikimin e cilësisë së punimeve, bashkëpunimin me ekipin teknik dhe zbatimin e saktë të projekteve sipas standardeve të kompanisë. Kandidati duhet të zotërojë njohuri teknike në ndërtim, aftësi të mira organizative dhe përgjegjshmëri në administrimin e proceseve të punës.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbështet Inxhinierët e zbatimit në ndjekjen dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme në kantier.
  • Asiston në verifikimin e përputhjes së punimeve me projektin ekzekutiv dhe kërkesat teknike.
  • Harton skica teknike të thjeshta, realizon matje në terren dhe përgatit raporte mbi ecurinë fizike të punimeve.
  • Mbikëqyr përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në terren, duke evidentuar dhe raportuar çdo problem teknik ose shmangie nga projekti.
  • Ndihmon në plotësimin e përditshëm të Ditarit të Kantierit, duke shënuar aktivitetet kryesore, kushtet atmosferike, numrin e punëtorëve dhe çdo incident të ndodhur.
  • Kryen kontrolle paraprake për përgatitjen e elementeve përpara inspektimeve dhe kolaudimeve nga supervizori ose Inxhinieri i Punimeve.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në kantier gjatë ushtrimit të detyrave.

Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Shkollë e mesme teknike në ndërtim.
  • Të paktën 10 vite përvojë pune në zbatim projekti.
  • Njohuri mbi KTZ dhe aftësi për leximin e projekteve.
  • Aftësi të mira në organizim, kontroll, raportim dhe komunikim.

Armaar Group ofron kushte shumë të mira pune, ambient motivues, mundësi për zhvillim profesional dhe personal, si edhe pagesë shumë konkurruese.