Përshkrimi
INXHINIER/E KOSTOIST/PREVENTIVUES
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier/e Kostoist.
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Kompleksi “Square 21” Tiranë
Përmbledhja e pozicionit:
Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore, por jo vetem, ndjekjen e kostos së përgjithshme të objekteve midis departamentit te tij,departamentit teknik dhe financë, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë të mundshme gjate realizimit te objektit
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet, ne bashkepunim me drejtuesit e kantiereve;
- Zberthen ne sasi dhe vlere punimet e situacionuara;
- Ben zberthimin e preventivave dhe nxjer normat e punes;
- Ndjek ecurinë e punimeve ne raport me grafikun;
- Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve me Drejtuesin e kantierit, drejtorin ekzekutiv dhe dep. finance;
- Rakordim mujor/javor (sipas kërkesave) me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
- Harton analizat teknike te zerave te punes bazuar ne çmimet e materialeve;
- Harton norma pune dhe llogarit kostot e materialeve;
- Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor me asistencë të Departamentit të Finances në rast nevoje;
- Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
- Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga bashkepunetoret;
- Raportimi i kostos ne menyre peridike;
- Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët ne bashkepunim me dep. e prokurimeve, për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv.
- Në bazë të informacioneve të mësipërme të krijojë librin e normave të kantierit dhe të bëjë azhornimin e vazhdueshëm të tij, deri në mbylljen e kantierit.
- Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor/vjetor ose të pëgjithshëm të një projekti
- Kontrolli mujor fizik i Inventareve për materialet e ndërtimit;
- Hartimi/asistencë për preventivat dhe situacionet për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
- Detyra te tjera qe mund ti kerkohen.
Kualifikimet
Edukumi dhe Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi, e preferueshme Profili Strukturë;
- Eksperiencë si inxhinier ndertimi mbi 7 vite dhe eksperience si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 4 vite, e preferueshme ne ndërtime civile;
- Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale;
- I/E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Të zoteroje programet bazë Office 365 dhe e preferueshme njohuri ne programin AUTOCAD;
- Aftësi shume te mira komunikuese dhe te punes ne grup si dhe respektim max per deadline;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime në kohë.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Do të thirren për interviste vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamneti i Burimeve Njerëzore.
Suksese!