Përshkrimi
ARMAAR GROUP është një grup kompanish me veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit, por edhe në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime, real estate dhe sektorë të tjerë. I krijuar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, si edhe projekte të rëndësishme si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Në kuadër të rritjes së vazhdueshme të projekteve dhe zgjerimit të ekipit profesional, kompania ka hapur një vend vakant për rolin e Inxhinierit të Ndërtimit në kantier.
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi
Departamenti: Teknik në zbatim
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Ndërtimit, në bashkëpunim me Drejtorin e Kantierit, mbikëqyr ecurinë e punimeve duke garantuar përputhshmërinë me projektin, specifikimet teknike, KTZ dhe kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ky rol përfshin ndjekjen e punës së kontraktorëve, hartimin e librezave të masave, nxjerrjen e volumeve të punës, mbajtjen e procesverbaleve, si edhe realizimin e detyrave të tjera që mund të caktohen.
Detyrat
- Hartimi dhe verifikimi i dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, përfshirë procesverbalet për kontraktorët dhe nënkontraktorët, librezat e masave, aktet e piketimit dhe të kontrollit.
- Përllogaritja e volumeve të punës.
- Mbikëqyrja e materialeve që përdoren në kantier, duke u siguruar që ato të jenë në përputhje me kontratën dhe zërat e rënë dakord.
- Kontrolli i punimeve sipas projektit, specifikimeve teknike dhe rregullave të sigurisë, shëndetit dhe jetës në punë, me kujdes që çdo kërkesë të zbatohet sipas legjislacionit në fuqi dhe projektit të ndërtimit.
- Marrja në dorëzim e punimeve të kryera nga nënkontraktorët dhe zhvillimi i inspektimeve të përditshme të rregullta.
- Zbatimi me përpikëri i kushteve të kontratave të sipërmarrjes të vëna në dispozicion nga departamenti ligjor.
- Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e stafit në varësi për punimet në kantier, në bashkëpunim me Drejtorin e Kantierit.
- Ofrimi i asistencës dhe tregimi i fleksibilitetit gjatë proceseve të punës në objekt, sipas kërkesave të drejtuesit të kantierit.
- Bashkërendimi i programit të punës ndërmjet nënkontraktorëve.
- Identifikimi i nevojave për materiale dhe administrimi i duhur i tyre, si edhe i makinerive që ndodhen në vendin e punës.
- Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore sipas nevojës ose kërkesës, si edhe raportimi mbi problematikat dhe ecurinë e punonjësve.
- Pjesëmarrja aktive në diskutimet teknike brenda kompanisë, së bashku me Drejtorin e Kantierit dhe investitorin.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Inxhinieri Ndërtimi, me preferencë profili Strukturë.
- Të ketë më shumë se 10 vite përvojë pune, mundësisht në objekte rezidenciale.
- Të jetë në gjendje të menaxhojë me sukses disa detyra njëkohësisht dhe të respektojë afatet.
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike; njohja e programit AUTOCAD konsiderohet avantazh.
- Të jetë bashkëpunues, fleksibël dhe komunikues me stafin dhe bashkëpunëtorët.
- Të vlerësohet për qëndrueshmëri, integritet dhe besueshmëri.
- Njohja e gjuhës angleze ose italiane përbën avantazh.
ARMAAR GROUP ofron kushte shumë të mira pune, një ambient motivues dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal.