Përshkrimi
ArchiAxis shpk po kërkon të zgjerojë ekipin me një Vlerësues Pasurish të Paluajtshme.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Realizon inspektime të pronave dhe mbledh informacionin e nevojshëm në terren.
- Harton raportet e vlerësimit duke ndjekur formatin standard të kompanisë.
- Regjistron dhe arkivon në database vlerësimet e përfunduara brenda kompanisë.
- Menaxhon dhe administron informacionin përkatës.
Kualifikimet
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet në një prej degëve të inxhinierisë ose arkitekturës.
- Kërkohet përvojë e mëparshme në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, në imobiliare ose në fusha të afërta; preferohen të paktën 2–3 vite eksperiencë.
- Nevojitet njohje e mirë e Microsoft Word, Excel dhe AutoCAD, si edhe aftësi për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe të raporteve profesionale.
- Duhet të ketë njohuri të mira për tregun e pasurive të paluajtshme dhe për faktorët që ndikojnë në përcaktimin e vlerës së pronave.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar studime pasuniversitare në profilin “Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme” ose trajnim tjetër të ngjashëm profesional.
- Kërkohet motivim dhe përkushtim për t’u certifikuar si vlerësues i licencuar dhe për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në këtë profesion.
- Preferohet posedimi i lejes së drejtimit tipi B dhe gatishmëri për punë në terren.
Dokumentet e kërkuara
-
CV
-
Java e punës përfshin 40 orë.
-
Pushimet jepen në përputhje me Kodit te punes.
-
Ofrohen kushte shumë të mira pune.