Përshkrimi
Kompania Arb-Security shpk po kërkon të punësojë një Specialiste Finance.
Detyrat
- Kryen përgatitjen, regjistrimin dhe fiskalizimin e plotë të faturave të shitjes.
- Bën verifikimin dhe rakordimin mujor të Librit të Shitjeve me llogaritë në sistem dhe me Portalin selfcare.
- Administron dhe harmonizon kartelat e klientëve, mban komunikim me ta për çdo mospërputhje dhe raporton gjetjet deri në shlyerjen e plotë të faturës së shitjes.
- Përgatit raporte mujore për shitjet dhe debitorët.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë në Ekonomik.
- Së paku 3 vite përvojë të mëparshme në Departament Finance – kontabiliteti.
- Njohuri të mira në kontabilitet dhe në proceset e fiskalizimit.
- Përdorim shumë i mirë i Excel.
- Aftësi për të menduar në mënyrë analitike dhe për t'u orientuar drejt zgjidhjes.