Përshkrimi
Aquila Group po kërkon të angazhojë një magazinier me orar të plotë.
Orari i punës është nga 7.00 deri në 15.30.
Kompania ofron transport për në vendin e punës.
Detyrat
- Kujdeset për pranimin dhe daljen e mallrave nga magazina.
- Sistemon dhe mban inventarin në mënyrë të rregullt dhe të saktë.
- Ndjek nivelin e stokut, realizon inventarizime periodike dhe raporton gjendjen e magazinës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta, me përparësi profili ekonomik.
- Të ketë së paku 1 (një) vit përvojë pune si magazinier në kompani të distribucionit ose të prodhimit.
- Të zotërojë njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira në drejtim dhe organizim.