Përshkrimi
ANMETAL Shpk është një kompani e njohur në Shqipëri dhe në Ballkan në sektorin e sigurisë rrugore, me mbi 20 vite përvojë në tregun e metaleve.
Kompania ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Operator Vinci.
Detyrat
- Përdorimi i vinçit për ngritjen, zhvendosjen dhe sistemimin e materialeve në kantier.
- Verifikimi i peshës së ngarkesave dhe i qëndrueshmërisë së tyre përpara procesit të ngritjes.
- Realizimi i kontrolleve të përditshme të vinçit përpara nisjes së punës.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë gjatë punës dhe i procedurave të përcaktuara në kantier.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune.
- Të zotërojë njohuri për rregullat e sigurisë në ndërtim dhe për ngritjen e ngarkesave.
- Të ketë njohuri bazë mekanike për kontrollin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.