Ne jemi në kërkim të një Motion Graphic Designer kreativ, të talentuar dhe të përditësuar me trendet më të fundit të dizajnit dhe teknologjisë, për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Kandidati ideal ka pasion për animacionin, storytelling vizual dhe teknologjitë e reja, përfshirë përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset kreative.
Motion Graphic Designer do të punojë ngushtësisht me ekipin e marketingut dhe ekipin kreativ për të krijuar përmbajtje vizuale moderne, me impakt të lartë, që përforcon identitetin dhe mesazhin e markës sonë në të gjitha platformat digjitale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Fokus kryesor në YouTube content, përfshirë:
- Dizajnimin e grafikave dhe elementeve vizuale brenda videove (lower thirds, titles, call-to-actions, overlays, animacione tekstesh dhe ikonash).
- Prodhimi i motion graphics dhe animacioneve që përmirësojnë storytelling-un dhe qartësinë vizuale të videove.
- Krijimi dhe përshtatja e grafikave për formate të ndryshme digjitale (reels, shorts, social media, prezantime dhe materiale promocionale), me prioritet për video content.
- Përdorimi i AI tools për ideim vizual, optimizim thumbnails, krijim asset-esh grafike dhe përmirësim të proceseve kreative.
- Përshtatja dhe optimizimi i materialeve vizuale sipas formateve, rezolucioneve dhe kërkesave të platformave të ndryshme.
- Sigurimi që të gjitha materialet vizuale të jenë në përputhje me identitetin vizual dhe brand guidelines të kompanisë.
- Bashkëpunim i kufizuar, por i qëllimshëm, me ekipin kreativ dhe të marketingut për zhvillimin e ideve vizuale që ndjekin trendet aktuale.
- Ndjekja e vazhdueshme e trendeve të YouTube, motion design dhe AI tools, për të rritur performancën vizuale dhe angazhimin e audiencës.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Përvojë e dëshmuar si Motion Graphic Designer / Graphic Designer, e shoqëruar me një portofol profesional që tregon aftësi në animacion dhe dizajn vizual.
- Njohuri shumë të mira në Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, After Effects, Premiere Pro). Njohja e programeve shtesë (p.sh. Blender, Cinema 4D, DaVinci Resolve) përbën avantazh.
- Eksperiencë ose interes i fortë në përdorimin e AI tools për dizajn dhe video (p.sh. Midjourney, Runway, Firefly, ChatGPT, ose mjete të ngjashme).
- Njohuri të avancuara në motion graphics, animacion dhe video editing.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar me afate të ngushta.
- Kreativitet i lartë, mendim inovativ dhe aftësi për të sjellë ide të reja dhe zgjidhje vizuale moderne.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip multidisiplinar.