Titulli: Specialist/e Logjistike
Përshkrimi:
Shoqëria jonë për arritjen e qëllimeve të caktuara si dhe për të mbështetur aktivitetet e përditshme të Departamentit të Logjistikës kërkon të zgjerojë ekipin e saj. Kandidati është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve logjistike të shoqërisë, me fokus të veçantë në menaxhimin e flotës së mjeteve, sigurimin e funksionimit efikas të mjeteve të transportit, si dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit përkatës të tyre.
Detyrat:
- Menaxhon dhe mirëmban dokumentacionin e mjeteve të shoqërisë, përfshirë arkivimin e rregullt dhe të saktë të të gjitha dosjeve përkatëse.
- Ndjek dhe administron policat e sigurimit (T.P.L.) dhe jo vetëm duke garantuar vlefshmërinë dhe rinovimin në kohë.
- Monitoron afatet e kolaudimit të mjeteve dhe organizon kryerjen e tyre brenda afateve ligjore.
- Mban dhe përditëson regjistrat për mjetet, pajisjet dhe asetet e shoqërisë.
- Bashkëpunon dhe mirëmban marrëdhënie me shoqëritë e sigurimit për trajtimin e rasteve, rinovimet dhe ndjekjen e dëmeve në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimit.
- Siguron që të gjitha mjetet e shoqërisë të jenë të pajisura me dokumentacion të rregullt dhe të përditësuar konfom legjistacionit në fuqi për mjetet e transportit.
- Monitoron përdorimin e mjeteve, përfshirë konsumin e karburantit, dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin mbi performancën e flotës dhe aktivitetet logjistike.
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e flotës, dokumentacionin dhe aktivitetet logjistike.
- Siguron respektimin e procedurave të brendshme dhe kërkesave ligjore në lidhje me flotën dhe logjistikën.
- Bashkëpunon me Departamentet e tjera të shoqërisë për të garantuar mbarëvajtjen e punës.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin logjistik sipas kërkesave të menaxhimit.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Logjistikë, Menaxhim Biznesi, Inxhinieri ose në një fushë të ngjashme.
- Eksperiencë pune minimale 2 vite në një pozicion të ngjashëm, preferohet në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri të mira mbi menaxhimin e flotës dhe dokumentacionit të mjeteve.
- Njohuri mbi legjislacionin për transportin, sigurimet dhe kolaudimet.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të koordinuar procese të ndryshme logjistike.
- Njohuri të mira të paketës MS Office (sidomos Excel).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi.
- Patentë drejtimi (Kategoria B).
Dokumentet e kërkuara:
Ofrohet:
- Kontratë pune afatgjatë me kushte konkuruese.
- Ambient miqësor dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Përfshirje në projekte dinamike që shoqëria zhvillon.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.