Pozicioni: Specialist/e i Burimeve Njerëzore
Përshkrimi:
- Specialisti i Burimeve Njerëzore merret me administrimin e proceseve të punësimit, mirëmbajtjen e dokumentacionit të stafit dhe aktivitetet e tjera të ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore. Ky rol është i rëndësishëm për të siguruar që proceset administrative dhe organizative të HR të funksionojnë në mënyrë efikase.
Detyrat:
- Menaxhon procesin e rekrutimit për të siguruar që zhvillohet në mënyrë efikase, duke përfshirë koordinimin e publikimit të vendeve të punës, shqyrtimin e CV-ve, përgatitjen e listës së kandidatëve, planifikimin e intervistave dhe përfundimin e procedurave të rekrutimit.
- Mbështet proceset e onboarding-ut duke përgatitur, mbledhur, skanuar dhe administruar dokumentacionin dhe dosjet e punonjësve.
- Mirëmban dhe përditëson dosjet e punonjësve, mirëmbajtjen e databazës së stafit, asistimin në përgatitjen e dokumenteve të punës, trajtimin e kërkesave të punonjësve dhe sigurimin që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me legjislacionin e punës dhe politikat e shoqërisë, duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
- Mbështet dhe asiston operacionet e përditshme të Burimeve Njerëzore, përfshirë përgatitjen e kontratave të punës, lëshimin e vërtetimeve të punës, administrimin e kërkesave për leje, administron dhe plotëson regjistrat përkatës të punonjësve, përditësimin e të dhënave të punonjësve duke respektuar procedurat e brendshme të shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi.
- Trajton kërkesat dhe problematikat e punonjësve duke ofruar zgjidhje në kohë dhe në mënyrë profesionale.
- Të plotësojë dhe të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore që kërkohen në lidhje me marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH.
- Qëndron i/e përditësuar dhe respekton ndryshimet në legjislacionin e punës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Ekonomike, Juridike dhe/ose fusha të ngjashme.
- Preferohet përvojë e mëparshme në HR.
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të punës;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Diskrecion dhe aftësi për të trajtuar informacione konfidenciale.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikim profesional dhe diskrecion në trajtimin e informacionit konfidencial.
Dokumentet e kërkuara:
Ofrohet:
- Kontratë pune afatgjatë me kushte konkuruese.
- Ambient miqësor dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Përfshirje në projekte dinamike që shoqëria zhvillon.
- Orari i punës është 8.30 – 17.00.
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.