• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Anchor Investments

Asistent Ligjor

Anchor Investments
Apliko
Ligj & JuridikTiranë2 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Asistent/e pranë Departamentit Ligjor

Përshkrimi:
Pozicioni ka si përgjegjësi kryesore administrimin dhe menaxhimin e dokumentacionit ligjor të Departamentit, përfshirë proceset e protokollimit, arkivimit dhe ndjekjen e procedurave të ndryshme ligjore, me qëllim garantimin e funksionimit efikas dhe të rregullt të proceseve administrative dhe ligjore brenda strukturës.

Detyrat:

  • Hartimi i shkresave zyrtare drejtuar institucioneve publike dhe private, si dhe administrimi, skanimi dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës në përputhje me procedurat e brendshme të shoqërisë.
  • Ndjekja e procedurave pranë institucioneve qendrore dhe vendore, duke përfshirë aplikime, depozitime dhe tërheqje dokumentacioni, si dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme deri në zgjidhjen e çështjeve përkatëse.
  • Përgatitja e dokumentacionit ligjor në funksion të organizimit të brendshëm të shoqërisë, në përputhje me udhëzimet e drejtuesit të Departamentit Ligjor.
  • Të ketë njohuri të mira të Legjislacionit Civil dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare.
  • Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës sipas direktivave të eprorit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë eksperiencë pune 1-2 vite në zhvillimin e profesionit të tij.
  • Përbën avantazh eksperienca në sektorin e ndërtimit dhe/ose pranë zyrave noteriale.
  • Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike të paketës MS Office.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim, dhe të jetë i/e përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
  • Aftësi të mira për të punuar në grup, si dhe individualisht për detyra që i ngarkohen.
  • Korrektësi dhe seriozitet për të ndjekur detyrat e ndryshme sipas udhëzimeve të eprorit dhe raportime të vazhdueshme mbi punën.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Ofrohet:

  • Kontratë pune afatgjatë me kushte konkuruese.
  • Ambient miqësor dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Përfshirje në projekte dinamike që shoqëria zhvillon.

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.