Konkurs pune – Merchandiser
Kompania po kërkon kandidatë të përkushtuar për pozitën MERCHANDISER.
Lokacionet e angazhimit janë: Ferizaj, Lipjan dhe Gjilan.
Detyrat kryesore:
- Sistemimi dhe rregullimi i produkteve në pikat e shitjes.
- Mbikëqyrja e gjendjes së stokut dhe njoftimi për mungesat.
- Kujdesi që produktet të paraqiten në përputhje me standardet e kompanisë.
- Krijimi dhe ruajtja e raporteve profesionale me klientët.
Kualifikimet
- Përvoja në shitje ose në merchandising konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Gatishmëri për punë në terren.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mjedis profesional pune dhe mundësi për avancim.
Afati i aplikimit është deri më 06.07.2026.