Titulli: Shitëse
Kompania: Ami Event
Përshkrimi:
- Po kërkojmë një Shitëse energjike & të kujdesshme!
- Ami Event, një nga sallonet më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe eventeve në Tiranë, jemi në kërkim të një Shitëse për t’iu bashkuar stafit tonë profesional dhe mikpritës.
Detyrat:
- Mirëpret dhe asiston klientët me profesionalizëm dhe buzëqeshje.
- Prezenton produktet dhe shërbimet e sallonit.
- Këshillon klientët sipas nevojave të tyre dhe orienton drejt produkteve të duhura.
- Menaxhon pagesat, faturimet dhe arkën ditore.
- Mirëmban rregullin dhe pastërtinë e hapësirës së punës.
- Përditëson inventarin dhe bashkëpunon me ekipin për të mbajtur stoqet.
- Jep suport në realizimin e porosive apo rezervimeve.
Kualifikimet:
- Të ketë eksperiencë të mëparshme si shitëse ose në shërbim klienti (avantazh, por jo kusht).
- Komunikim shumë i mirë dhe sjellje profesionale.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Paraqitje e rregullt dhe e kujdesshme.
- Aftësi bazë në përdorimin e telefonit/tabletit për porosi, pagesa dhe sistemet e sallonit.
- Disponueshmëri për orare fleksibel.
Përfitimet:
- Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën.
- Ambient modern dhe staf miqësor.
- Trajnime.
- Mundësi rritjeje profesionale.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Është kusht që aplikantët të mos kenë angazhime; oraret e punës nuk lejojnë të ndjekësh studimet ose të japësh kontribut në një punë tjetër.