• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A.M.G sh.p.k

Supervizor Shitje

A.M.G sh.p.k
Apliko
ShitjeTiranë2 javë më parëFull Time

Titulli: Supervizor Shitje
Kompania: A.M.G sh.p.k

Përshkrimi:

  • A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Detyrat:

  • Përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe realizimin e planit dhe routit të agjentëve.
  • Përgatitja e raporteve periodike sipas klientëve, produkteve dhe raportim javor në lidhje me problematikat e procesit të shitjes.
  • Gjurmimi i klientëve potencialë, sipas sugjerimeve të Menaxherit të Shitjes.
  • Monitorimi i niveleve të stokut dhe porosia sipas nevojës.
  • Komunikimi dhe prezantimi i produkteve të reja me klientët dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata me ta.
  • Udhëzimi i agjentëve për trajtimin e shitjeve të ndërlikuara.
  • Trajnimi, këshillimi, rekrutimi dhe disiplinimi i stafit.
  • Bashkëpunimi me departamentin e Magazinimit dhe Logjistikës për të siguruar dërgesat në kohë dhe për të evituar mungesën e stokut.
  • Përgatitja e raporteve javore për realizimin e ruteve sipas agjentëve për Menaxhimin.
  • Komunikimi me klientët me qëllim kuptueshmërinë e nevojave dhe objektivat e tyre.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve.
  • Të ketë eksperiencë pune si Supervizor në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
  • Të zotërojë ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftesi të mira menaxheriale dhe vendimarrëse.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kofedencialitet në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave No.9887,datë 10.03.2008"
  • A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!