Titulli: Specialist/e Blerjesh
Kompania: A.M.G shpk pjesë e DVG Group e themeluar që në vitet 90, një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal(mish gjiro,fileto pule, krahe pule,shishqebap, qofte,berxolla,etj) Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë, gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë.
Përshkrimi i pozicionit: Specialist/e Blerjesh i cili/a përmbush nevojat e kompanisë për blerje jashtë vendit me produktet e portofolit, në bazë të planit të prodhimit dhe kërkesave të klientëve të shumicës.
Detyrat:
- Identifikimi i nevoja të kompanisë për furnizimin e produkteve apo kategori produktesh;
- Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit;
- Negocimi për blerjen e produkteve;
- Përditesimi i të dhënave per furnitorët, artikujt dhe çmimet dhe analiza e tyre;
- Dhënia e porosive dhe ndjekja e tyre në procesin e zbatimit;
- Ndjek procesin e transportit dhe logjistikës deri tek magazinat;
- Komunikon me magazinat dhe sigurohet që produktet që kanë ardhur përmbushin gjithë kriteret e cilësisë, në rast të kundërt informon furnitorët brenda afatit;
- Mban kontakte të vazhdueshme me eprorin/ët për ecurinë e punës;
- Përgatit raporte periodike për ecurinë e punës.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare per ekonomi, finance, administrim biznesi e të tjera të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në sektorin e blerjeve dhe/ose shitjeve;
- Të zoterojë shumë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
- Të jetë person i besueshëm dhe i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi;
- Të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues.