Titulli i punës: Menaxher Rajonal
Kompania: A.M.G sh.p.k
Përshkrimi:
A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Menaxheri Rajonal, është pjesë aktive në organizimin dhe supervizimin e operacioneve të kompanisë ne terren, për klientët e portofolit me qëllim rritjen e eficencës dhe të cilësisë së shërbimit, përmirësimin e pozicionimit të produkteve në treg me focus në produkte të caktuara. Suport në aplikimin e politikave te shitjes dhe të raportimit në çdo nivel. Ndertimin dhe mbajtjen e marredhënieve me klientet.
Detyrat:
- Njohje e mire e produktev të kompanisë, prezantimi në treg;
- Sigurohet të ketë informacion të vazhdueshëm mbi produktet dhe cmimet e konkurences;
- Pjesë aktive e diskutimeve në vendosjen e cmimeve;
- Ndjek procesin e shitjeve të produkteve dhe nderhyn në kohë për të evituar problematikat e ndryshme gjatë proçesit;
- Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të permiresuar rezultatet;
- Perzgjedh dhe pergatit produktet per promocion sipas rastit;
- Eshte ne kontakt te vazhdueshem me drejtorin e blerjeve , mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise;
- Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me departamentin e shitjeve;
- Mbikëqyr të gjitha aspektet e promovimit, imazhit etj për produktet ne fokus;
- Përpilimi i raporteve, javore mujore per planin e veprimtarisë dhe raportim periodik i tyre te Menaxheri i shitjeve, Ceo;
- Fokusimi tek rritja e shitjeve të shoqërisë;
- Realizimi i targeve dhe investigimi mbi hendeqet e identifikuara;
- Monitorim dhe rishikim i raporteve periodike në ndarjen sipas klienteve; produkteve dhe sipas realizueshmërisë së tyre dhe raportim ndaj administratori;
- Sugjerimi per gjurmimin e klientëve potenacialë per departamentin Shitjes ndaj struktures se shitjes dhe administratorit;
- Monitorimi i procesit te rregjistrimit te porosive në bazat e të dhënave të brendshme;
- Negocimi i kushteve të marrëveshjeve me klientet me miratim te administratori;
- Menaxhim i likuiditetit te klienteve ne koordinim me departamentin e shitjeve;
- Autorizimi i skontove ne baze te limiteve te autoritetit te caktuar nga administratori;
- Ndjekja e detyrave caktuar supervizoreve te shitjeve dhe koordinatoreve te shitjeve te departamentit (per keta te fundit ne bashkepunim me kryekordinatorin);
- Identifikimi i nevojave per trajnim per strukturen e shitjeve sipas pozicioneve perkatese;
- Gjenerimi i raporteve nga takimet me kliente në terren, per vlersimin e stafit duke nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta për gjithesecilin prej tyre;
- Pjesemarres per trajnimin e stafit dhe procesin onboarding.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve me pakice, markete supermarkete;
- Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (excel, Ëord, Poëer point);
- Të zotërojë gjuhën Angleze;
- Aftësia për të udhëhequr dhe motivuar një ekip;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe 'njerëzore';
- Një angazhim i fortë ndaj shërbimit ndaj klientit;
- Aftësia për të punuar nën presion dhe për të përballuar situata sfiduese;
- Besim, nxitje dhe entuziazëm;
- Aftësi për vendimmarrje dhe ndjenjë përgjegjësie;
- Aftësia për të kuptuar dhe analizuar shifrat e shitjeve;
- Ndjenja e shëndoshë e biznesit;