Titulli: Asistent i Shitjes
Përshkrimi:
Asistenti i Shitjes është përgjegjës/e për administrimin e porosive të klientëve, përpunimin e faturave, prezantimin e produkteve dhe komunikimin e vazhdueshëm me klientët. Ky pozicion është pjesë aktive e ekipit të shitjes , mban kontakt te ngushtë me klientët ekzistues dhe ata potencialë dhe informon menaxherët e shitjes mbi ecurinë e klientëve dhe mundësitë për porosi të reja.
Detyrat:
- Pranimi dhe përpunimi i faturave të porosive
- Kontaktimi i klientëve për konfirmimin dhe ndjekjen e porosive
- Prezantimi i katalogëve të produkteve tek klientët
- Pyetja dhe identifikimi i nevojave të klientëve për porosi të reja
- Ndjekja e statusit të porosive dhe sigurimi i realizimit të tyre në kohë
- Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe porosive në sistem
- Informimi dhe orientimi i menaxherëve të shitjes mbi ecurinë e klientëve, interesin për produkte dhe porositë potenciale
- Bashkëpunimi me departamente të tjera (magazinë, financë, logjistikë)
- Ruajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe ofrimi i shërbimit cilësor
Kualifikimet:
- Minimumi arsim i mesëm i përfunduar
- Arsim i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme përbën avantazh, por nuk është i detyrueshë
Përvoja dhe aftësi të kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në shitje, ose marrëdhënie me klientët – avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Aftësi për të punuar me fatura, porosi dhe dokumentacion
- Njohuri bazë kompjuterike (MS Excel, email, sisteme ERP)
- Aftësi organizative, korrektësi dhe kujdes ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me menaxherët e shitjes
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kofedencialitet në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave No.9887,datë 10.03.2008"
- A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!