Përshkrimi
Asistenti i Shitjes merret me administrimin e kërkesave të klientëve, përgatitjen e faturave, paraqitjen e produkteve dhe mbajtjen e komunikimit të rregullt me klientët. Kjo pozitë ka rol të drejtpërdrejtë në ekipin e shitjes, duke qëndruar në kontakt të afërt me klientët aktualë dhe ata të mundshëm, si dhe duke njoftuar menaxherët e shitjes për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe mundësitë për porosi të reja.
Detyrat
- Regjistrimi dhe trajtimi i faturave që lidhen me porositë.
- Komunikimi me klientët për të konfirmuar dhe ndjekur porositë e tyre.
- Paraqitja e katalogëve të produkteve për klientët.
- Identifikimi i nevojave të klientëve dhe kërkimi i mundësive për porosi të reja.
- Mbikëqyrja e ecurisë së porosive dhe kujdesi që ato të realizohen brenda afatit.
- Përditësimi në sistem i të dhënave të klientëve dhe i informacionit për porositë.
- Informimi i menaxherëve të shitjes dhe orientimi i tyre lidhur me ecurinë e klientëve, interesimin për produkte dhe porositë e mundshme.
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me sektorë të tjerë, si magazina, financa dhe logjistika.
- Mirëmbajtja e marrëdhënieve pozitive me klientët dhe ofrimi i një shërbimi cilësor.
Kualifikimet
- Kërkohet të paktën përfundimi i arsimit të mesëm.
- Diploma e arsimit të lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të afërta konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Përvoja dhe aftësi të kërkuara:
- Përvoja e mëhershme në shitje ose në marrëdhënie me klientët konsiderohet avantazh.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Zotësi për të punuar me fatura, porosi dhe dokumentacion përkatës.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, përfshirë MS Excel, email-in dhe sistemet ERP.
- Shkathtësi organizative, korrektësi dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Aftësi për punë në ekip dhe për bashkëpunim me menaxherët e shitjes.