Titulli: Asistente Administrative
Përshkrimi:
A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90, është një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. E konsoliduar si një lider në tregun shqiptar, kompania ka një staf profesionist dhe synon të zgjerojë ekipin me persona energjikë dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Ky pozicion mbështet drejtpërdrejt Drejtorin e Përgjithshëm në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme, koordinimin e komunikimit, organizimin e takimeve dhe ruajtjen e efikasitetit operacional. Roli kërkon diskrecion të lartë, përgjegjësi, aftësi organizative dhe komunikim profesional.
Detyrat:
- Menaxhon kalendarin e Drejtorit të Përgjithshëm, planifikon takime, udhëtime dhe evente biznesi.
- Përgatit dokumente, raporte, prezantime dhe korrespondencë zyrtare.
- Ndjek dhe organizon email-et, kërkesat dhe komunikimet që i adresohen Drejtorit të Përgjithshëm.
- Koordinon komunikimin ndërmjet departamenteve dhe ndjek detyra të deleguara.
- Mirëpret vizitorë, partnerë dhe klientë në nivel ekzekutiv.
- Organizon dhe mirëmban arkivën e dokumenteve fizike dhe dixhitale.
- Siguron përgatitjen e materialeve për takime (agjenda, minuta, dokumente shoqëruese). Mban minutat e mbledhjeve.
- Monitoron afate, detyra dhe projekte të rëndësishme duke përditësuar drejtuesin për progresin.
- Kryen detyra administrative si porosite, kërkesat e brendshme te zyrave.
- Zbaton politikat e kompanisë me integritet të plotë dhe konfidencialitet maksimal.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme).
- Eksperiencë 2–5 vite në role administrative, idealisht pranë drejtuesve ekzekutivë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhim kohe.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, sidomos Outlook dhe Excel.
- Diskrecion, profesionalizëm dhe aftësi për të menaxhuar informacion konfidencial.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në situata me presion dhe prioritete të ndryshueshme.
- Njohuri shumë të mira të Anglishtes.
Aftësi ndërpersonale:
- Proaktive dhe e gatshme të zgjidhë probleme.
- E besueshme, me etikë dhe sjellje profesionale.
- Natyrë pozitive dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të mira pune.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave No.9887,datë 10.03.2008".
- A.M.G shpk - Algida® promovon shanset e barabarta!