• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A.M.G sh.p.k

Agjent Shitje EX-Van Horeca

A.M.G sh.p.k
Apliko
ShitjeTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

A.M.G sh.p.k është një kompani e krijuar që në vitet 90, me 25 vjet përvojë në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Në portofolin e saj përfshihen Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal, Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou dhe produkte të tjera të ngjashme. E pozicionuar tashmë si një nga kompanitë udhëheqëse në tregun shqiptar, ajo operon me një staf profesionist dhe me përvojë. Kompania mbetet vazhdimisht e orientuar drejt përmbushjes së nevojave të klientëve të saj. Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, po kërkohet një anëtar i ri stafi energjik, me vullnet për zhvillim profesional.

Kompania është në kërkim të një Agjent Shitje EX-Van Horeca për qytetin e Tiranes.

Detyrat

  • Kryen vizita tek çdo klient në zonën e përcaktuar, sipas planit ditor të punës.
  • Krijon dhe ruan marrëdhënie të afërta me klientët dhe me menaxherët e njësive përkatëse.
  • Mban përgjegjësi për asetet e kompanisë.
  • Siguron prezantimin e të gjitha kodeve/produkteve të kompanisë në çdo njësi.
  • Ndjek procedurën e porosive në përputhje me të gjitha udhëzimet për tregtimin e produktit.
  • Përgatit dhe dorëzon raportet ditore të shitjeve.
  • Bashkëpunon ngushtë me transportuesin dhe supervizorin e zonës për ndjekjen e procedurave financiare dhe të detyrave rutinë të përditshme.

Kualifikimet

  • Arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
  • Kërkohet eksperiencë pune nga 2 deri në 5 vjet.
  • Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Kërkohet leje drejtimi e klasit B ose C.
  • Përvoja në tregun e klientëve Horeca përbën përparësi.

Dokumentet e kërkuara

  • CV me foto
  • Letër Interesi