Titulli: Koordinatore Operacionale
Kompania: American Dental Hospital
Përshkrimi:
- American Dental Hospital në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punesojë një Koordinatore Operacionale.
Detyrat:
- Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi.
- Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj për spitalin.
- Prezanton në mënyrë profesionale shërbimet të cilat trajtohen apo ofrohen në spitalin.
- Identifikon nevojat për klientët dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar nivelin e shërbimit.
- Ofron shërbim të klientët, si para, po ashtu dhe pas shërbimeve.
- Raporton mbi mbarëvajtjen e punës javore.
Kualifikimet:
- Të zotërojë kualifikime universitare apo eksperienca të mëparëshme në fushën e menaxhimit të biznesit.
- Të ketë moshë mesatare jo më të madhe se 35 vjeç.
- Të jetë e rregullt, serioze, e shkathët, ambicioze dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi organizative dhe menaxheriale.
- Te njohe gjuhen italiane dhe angleze.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
Shënime:
- Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit.