• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A

Asistente e Bordit Drejtues & Specialiste e Burimeve Njerezore Durres

AMEC
Apliko
Burime Njerezore (HR)Durrës1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania AMEC Shpk është pjesë e grupit gjerman ZOELLER KIPPER dhe ushtron aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian. Fokusi kryesor i saj është importi/eksporti, si edhe prodhimi dhe përpunimi i pjesëve metalike për industrinë automotive.

Kompania po kërkon një kandidate të mirëorganizuar për një funksion të ndërthurur si Asistente e Bordit Drejtues dhe Specialiste e Burimeve Njerëzore. Pozicioni përfshin përgjegjësi administrative së bashku me detyra të HR, ndaj kërkon aftësi të shumanshme dhe qasje profesionale.

Detyrat

  • Organizimi i axhendës së Drejtorit, si dhe koordinimi i takimeve dhe udhëtimeve të tij.
  • Planifikimi i udhëtimeve zyrtare, përfshirë rezervimin e fluturimeve, hoteleve dhe elementëve të tjerë logjistikë.
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumenteve, postës dhe komunikimeve zyrtare.
  • Mbajtja e procesverbaleve dhe ndjekja e detyrave të deleguara nga drejtori.
  • Komunikimi me palë të brendshme dhe të jashtme.
  • Bashkëpunimi me stafin dhe mbështetja në organizimin e aktiviteteve dhe eventeve të kompanisë.
  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit, duke përfshirë komunikimin me agjenci, organizimin e intervistave dhe fazën e përzgjedhjes.
  • Ndjekja e procedurave dhe përgatitja e dokumentacionit për punonjësit e huaj.
  • Përgatitja dhe administrimi i dosjeve të punonjësve.
  • Zbatimi i politikave të punës dhe mbështetja në marrëdhëniet me stafin.
  • Administrimi i disiplinës, mungesave, performancës dhe komunikimit të brendshëm.
  • Hartimi i raportit mujor mbi orët e realizuara nga punonjësit.
  • Kujdesi për respektimin e rregullave ligjore dhe praktikave më të mira të HR-së.

Kualifikimet

  • Përvojë në role të ngjashme si Asistente ose në Burime Njerëzore.
  • Aftësi shumë të mira në organizim, planifikim dhe komunikim.
  • Përdorim i mirë i MS Office dhe Outlook.
  • Diskrecion dhe etikë profesionale.
  • Njohuri për rregullat e punës dhe administrimin e stafit.
  • Njohje e gjuhës Angleze në nivelin B2.
  • Preferohet mosha 25+.

Çfarë ofrohet

  • Ambient pune komod.
  • Ditët e punës nga Hënë-Premte.
  • Punë me orar të plotë 08:00-16:30.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Pushim gjatë festave zyrtare.
  • Pagë e kënaqshme.