AME, me rreth 25 vite përvojë në treg, përfaqëson në Kosovë brendin TORK, një lider global në fushën e produkteve dhe shërbimeve të higjienës profesionale. Për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kompania po kërkon një Agjent të Shitjes të fokusuar në arritjen e rezultateve.
PËRSHKRIMI I PUNËS PËR AGJENT TË SHITJES
Përgjegjësitë kryesore
- Merret me promovimin dhe shitjen e produkteve, si dhe siguron porosi nga klientët aktualë dhe ata të rinj.
- Prezanton dhe demonstron produktet para klientëve ekzistues dhe potencialë, duke i udhëzuar në zgjedhjen e zgjidhjeve më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
Detyrat kryesore
- Ndërton, zhvillon dhe ruan marrëdhënie biznesi me klientët aktualë dhe me ata të mundshëm.
- Realizon vizita në terren, thirrje telefonike dhe prezantime për klientët ekzistues dhe potencialë.
- Kërkon mundësi të reja për zgjerimin e bazës së klientëve dhe mbledh të dhëna për të vlerësuar potencialin e tyre.
- Zbulon avantazhet konkurruese dhe bën krahasimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë me ofertat e tregut.
- Mban veten vazhdimisht të përditësuar për nevojat e tregut, mënyrën e përdorimit të produkteve, shërbimet teknike, aktivitetet e konkurrencës, reklamat dhe prirjet promovuese.
Paga Mujore
Konkurruese dhe e lidhur me realizimin e objektivave të shitjes.
Orari i Punës
4 orë në ditë, pra me gjysmë orari, nga e Hëna deri të Premten.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Përvoja në fushën e shitjes konsiderohet përparësi.
- Preferohet moshë nën 30 vjeç.
- Duhet të jetë i orientuar drejt rezultateve dhe i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Nevojitet njohje e përdorimit të Microsoft Office.
- Kërkohet patentë shoferi e vlefshme.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen pas fazës fillestare do të kontaktohen.