Bashkohu me ekipin tonë!
Pozita e punës është Asistent/e i/e shitjes.
Po kërkojmë anëtarë të rinj për dyqanet tona, në një mjedis të gjerë, bashkëkohor dhe me stil. Nëse të pëlqen moda dhe dëshiron të punosh në një ambient energjik, sfidues dhe tërheqës, kjo mund të jetë një mundësi shumë e përshtatshme për ty.
Çfarë ofrojmë?
- Pagë konkurruese, së bashku me bonuse të lidhura me performancën
- Zbritje ekskluzive prej 30% në të gjitha dyqanet tona
- Orar i rregullt me 40 orë pune në javë dhe 2 ditë pushim gjatë javës
- Mundësi Part Time me 30 orë pune në javë dhe 2 ditë pushim gjatë javës
- Ambient profesional pune dhe mundësi për zhvillim në karrierë
- Sigurim shëndetësor