• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Alumil

Mekanik

Alumil
Apliko
Prodhim & IndustriTiranë1 muaj më parëFull Time

Alumil Albania, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha
për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private,
për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini.

Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë:

Teknik i Mesëm Mekanik

Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Mirëmbajtja e makinerive/pajisjeve mekanike me qëllim garantimin e funksionimit të pandërprerë të procesit të punës në fabrikë.

Kualifikimet

Kualifikime/Kërkesa:

Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

  • Edukimi:
  • Të kenë përfunduar shkollën si Teknik i Mesëm Mekanik
  • Eksperiencë pune:
  • Të ketë përvojë pune si mekanik.
  • Përvoja në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit përbën avantazh.

Kompania Ofron:

  • Transport vajtje -ardhje nga Fabrika në Tiranë-Zogu i Zi-Unaza e Madhe e Tiranes-Astir dhe anasjelltas,si dhe Fabrikë-Institut-Kamëz-Laknas-Bërxulle-Vorë-Fabrikë dhe anasjelltas.
  • Pesë ditë pune në javë (E Hënë-E Premte).
  • Puna bëhet me turne (Turni i I-rë 06:00-14:00, Turni i II-të 14:00-22:00, Turni i III-të 22:00-06:00).
  • Nëse punohet orë jashtë orarit, ditën e Shtunë ose të Diel paguhet ekstra sipas Kodit të Punës.
  • Paga e gjitha e deklaruar në Tatime dhe e paguar në Bankë plus sigurimet e plota të paguara nga Kompania.
  • Page të trembëdhjetë plus shpërblim vjetor për arritje rezultatesh
  • Pushime vjetore 22 ditë pune.
  • Festa Zyrtare pushim.
  • Mbulim privat shëndetësor falas.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dërgohen vullnetarisht si përgjigje ndaj këtij njoftimi për vende të lira pune, mblidhen dhe përpunohen manualisht dhe/ose elektronikisht nga Alumil Albania, për të vlerësuar përputhshmërinë tuaj me këtë vend të lirë pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Kompanise dhe do të ruhet deri në finalizimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Subjektet e të dhënave personale mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të parashikuara në ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, tek Alumil Albania, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.