• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Alumil Albania

Mekanik

Alumil Albania
Apliko
Prodhim & IndustriTiranë2 javë më parëFull Time

Teknik i Mesëm Mekanik

Përshkrimi

Alumil Albania, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar. Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A. me seli në Selanik-Greqi, grupi më i madh në pronësi private për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmbajtja e makinerive dhe pajisjeve mekanike për të garantuar funksionimin e pandërprerë të procesit të punës në fabrikë.

Kualifikimet

  • Edukimi:
    • Të kenë përfunduar shkollën si Teknik i Mesëm Mekanik.
  • Eksperienca pune:
    • Të kenë përvojë pune si mekanik.
    • Përvoja në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit përbën avantazh.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Kompania ofron

  • Transport vajtje-ardhje për rrethinat e përcaktuara të fabrikës.
  • Pesë ditë pune në javë (E Hënë - E Premte).
  • Puna organizohet me turne (Turni I: 06:00-14:00; Turni II: 14:00-22:00; Turni III: 22:00-06:00).
  • Pagesë shtesë sipas Kodit të Punës për orët jashtë orarit dhe punën gjatë fundjavave.
  • Paga e gjitha e deklaruar në Tatime dhe e paguar në bankë, plus sigurimet e plota të paguara nga kompania.
  • Pagë e trembëdhjetë plus shpërblim vjetor për arritje rezultatesh.
  • Pushime vjetore 22 ditë pune.
  • Festa zyrtare pushim.
  • Mbulesë private shëndetësore falas.

Informacion për privatësinë e të dhënave

Të dhënat personale që dërgohen si përgjigje ndaj këtij njoftimi për vende të lira pune mblidhen dhe përpunohen nga Alumil Albania për të vlerësuar përputhshmërinë me vendin e punës, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në finalizimin e procesit të përzgjedhjes. Subjektet e të dhënave mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.