Përshkrimi
Aluflor sh.p.k., një kompani udhëheqëse në projektim, prodhim dhe montim të fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, po kërkon një Shef/e Finance që do të drejtojë menaxhimin financiar, raportimin dhe kontrollin e proceseve financiare të kompanisë.
Ne Ofrojmë:
Pagë konkurruese së bashku me paketë motivuese.
- Mundësi për avancim profesional dhe zhvillim në karrierë.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Angazhim në projekte prestigjioze me ndikim në treg.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Drejtimi dhe mbikëqyrja e të gjitha proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Hartimi si edhe ndjekja e buxheteve, parashikimeve financiare dhe planeve të cash-flow.
- Përpilimi i raporteve financiare periodike për menaxhmentin e kompanisë.
- Vlerësimi i performancës financiare dhe evidentimi i mundësive për optimizim të kostove.
- Mbikëqyrja e arkëtimeve, pagesave, detyrimeve dhe likuiditetit të kompanisë.
- Koordinimi i proceseve të auditimit dhe bashkëpunimi me auditorët e jashtëm.
- Garantimi i zbatimit të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare në fuqi.
- Ofrimi i mbështetjes për departamentet e tjera në analizat financiare të projekteve dhe investimeve.
- Udhëheqja dhe zhvillimi profesional i ekipit financiar.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 5 vite përvojë në role financiare, me përparësi në kompani ndërtimi, prodhimi ose projekte.
- Njohuri të avancuara në raportim financiar, planifikim buxhetor dhe analizë financiare.
- Njohuri mbi legjislacionin fiskal dhe kontabël në Shqipëri.
- Aftësi të theksuara analitike, organizative dhe menaxheriale.
- Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.