Përshkrimi
Përshkrim i përmbledhur i pozicionit – Inxhinier Zbatimi (Site Engineer)
Inxhinieri i Zbatimit në Aluflor America është përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve në kantier, duke siguruar që instalimi i fasadave të realizohet sipas projektit teknik, standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara. Ai/ajo koordinon ekipet e montimit, monitoron progresin e punimeve, identifikon dhe zgjidh problematika teknike, si dhe garanton respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe kërkesave teknike të projektit.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi (Site Engineer)
Kompania: Aluflor America
Departamenti: Teknik / Operacional
Vendndodhja: Në terren (site)
Detyrat
- Zbaton dhe monitoron projektet e fasadave sipas vizatimeve teknike dhe specifikimeve përkatëse
- Koordinon ekipet e montimit dhe nënkontraktorët në kantier
- Siguron respektimin e standardeve të cilësisë, sigurisë në punë (HSE) dhe procedurave teknike
- Kontrollon progresin e punimeve dhe raporton periodikisht tek Project Manager / Drejtori Operacional
- Identifikon problematika teknike në terren dhe propozon zgjidhje efektive
- Bashkëpunon me ekipin e projektimit për sqarime teknike dhe ndryshime eventuale
- Verifikon materialet e dorëzuara në kantier dhe përputhshmërinë e tyre me projektin
- Përgatit dokumentacion teknik, raporte progresi dhe procesverbale të punimeve
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi / Arkitekturë / ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë në zbatimin e projekteve të ndërtimit, preferohet në fasada ose struktura metalike
- Njohuri të mira të leximit të projekteve teknike dhe detajeve të fasadave
- Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe zgjidhjeje problemesh
- Njohuri mbi standardet e sigurisë në punë
- Njohuri në AutoCAD dhe programe të tjera teknike (përbën avantazh)
- Aftësi komunikimi dhe pune në ekip
Dokumentet e kërkuara
Ne ofrojmë
- Mundësi zhvillimi profesional në projekte ndërkombëtare
- Ambient pune dinamik dhe profesional
- Paketë konkurruese kompensimi
Shënime
- Ky pozicion kërkon prezencë të vazhdueshme në kantier dhe angazhim të drejtpërdrejtë në menaxhimin e proceseve të zbatimit.