Përshkrimi
NJOFTIM PËR INTERNSHIP – LOGJISTIKË DHE PROKURIME
Aluflor sh.p.k., një kompani e njohur në projektim, prodhim dhe instalim të fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, po ofron një mundësi internshipi në Departamentin e Logjistikës dhe Prokurimeve për studentë dhe të diplomuar së fundmi që synojnë të marrin përvojë praktike në menaxhimin e furnizimeve, logjistikë dhe procedura të prokurimit.
Çfarë Ofrojmë:
Trajnim praktik i shoqëruar me mentorim nga profesionistë me përvojë.
- Mundësi për të fituar përvojë konkrete në projekte të rëndësishme të kompanisë.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për angazhim në punë pas përfundimit me sukses të programit të internshipit.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Ofrimi i mbështetjes në procesin e prokurimit për materiale, pajisje dhe shërbime.
- Asistim gjatë kërkimit, vlerësimit dhe komunikimit me furnitorët.
- Ndjekja e porosive dhe bashkërendimi i afateve të furnizimit.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit që lidhet me prokurimin dhe logjistikën.
- Mbështetje në organizimin dhe monitorimin e lëvizjes së materialeve dhe mallrave.
- Bashkëpunim me departamente të tjera për të koordinuar nevojat operative.
- Hartimi i raporteve dhe evidencave të nevojshme sipas kërkesave të departamentit.
- Mbështetje në ndjekjen e stokut dhe inventarit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Të jetë student ose i/e diplomuar së fundmi në Logjistikë, Menaxhim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale ose fusha të përafërta.
- Të ketë njohuri bazë për proceset e logjistikës dhe prokurimeve.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
- Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Të shfaqë gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësi profesionale në një ambient dinamik.