Inxhinier mekanik
Kompania: ALSTEZO SH.A
Përshkrimi:
- ALSTEZO SH.A është distributor pjesësh këmbimi për automjete të fabrikave Europiane, Amerikane dhe Japoneze, me magazina në Tiranë dhe Fier. Kompania operon me një autoservis modern B2B dhe staf inxhinierësh të kualifikuar.
- Pozicioni i Inxhinierit mekanik përfshin diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve mekanike të automjeteve, përmirësimin e cilësisë së servisimit dhe përgatitjen e raporteve teknike.
Detyrat:
- Analizon defektet në motor, transmision, sistemin e ftohjes, frenat, amortizatorët dhe strukturën e automjetit
- Kontrollon dhe siguron që riparimet mekanike të kryhen sipas standardeve të prodhuesit dhe praktikave të sigurta
- Jep udhëzime për rastet që kërkojnë ndërhyrje jo të zakonshme ose zgjidhje kreative
- Përmirëson rrjedhën e punës në servis për të rritur efikasitetin dhe cilësinë
- Kryen inspektime të thelluara pas aksidenteve ose defekteve të rënda
- Harton raporte teknike për kompanitë e sigurimeve ose për klientët (në rast vlerësimi dëmesh ose mosmarrëveshjesh)
- Mat performancën e motorit, konsumit të karburantit, sistemit të frenimit dhe drejtimit
- Sygjeron optimizime mekanike ose modifikime në automjete
- Qëndron i përditësuar me teknologjitë më të fundit të industrisë automobilistike
- Sugjeron pjesët më të përshtatshme në raport me produktet e kompanisë
- Ndihmon në menaxhimin e stokut dhe reduktimin e kostove operative
Kualifikimet:
- Diplomë bachelor në Inxhinieri Mekanike (ose Inxhinieri Automjeteve, Mekatronikë, ose fusha të ngjashme)
- Diplomë master (e preferueshme por jo e domosdoshme) në fushë të ngjashme, veçanërisht nëse roli përfshin zhvillim teknologjik apo menaxhim teknik
- Kurse (përbëjnë avantazh) të specializuara
- Komunikim i mirë me klientët dhe stafin teknik
- Menaxhimi i kohës dhe organizimi i punës në mënyrë efikase
- Punë në grup dhe bashkëpunim me teknikë dhe menaxherë
Përbëjnë avantazh në përzgjedhje:
- Përvojë pune në fushën e inxhinierisë (zakonisht 1-3 vjet minimum)
- Eksperiencë me diagnostikim dhe riparim të sistemeve mekanike dhe ndihmëse
Dokumentet e kërkuara:
Lokacionet:
- Autostrada Tiranë-Durrës, km 8 (Tiranë)
- Bulevardi "Zogu I" (Tiranë)
- Rruga Aulona, pranë ish-doganes (Fier)