Përshkrimi
Kompania ALSTEZO sh.a ka një eksperiencë 32-vjeçare në distribucionin e pjesëve të këmbimit dhe autoservisit. Aktualisht është e pranishme në 3 ambiente: Tiranë (Kashar / Bulevardi Zogu 1) dhe Fier (Rruga Aulona) dhe ka në përbërje mbi 80 punonjës.
Përshkrimi i punës
Pozita përfshin menaxhimin e arkës fizike dhe transaksioneve të përditshme, lëshimin e faturave të shitjes përmes programit Financa 5, kontrollin dhe rakordimin e të dhënave financiare ditore, dhe raportimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
Detyrat
- Menaxhimi i arkës fizike dhe transaksioneve ditore.
- Lëshimi i faturave të shitjes përmes programit Financa 5.
- Kontrolli dhe rakordimi i të dhënave financiare ditore.
- Raportimi i përditshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve.
Kualifikimet
- Diplomë nga Fakulteti i Ekonomisë.
- Eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
- Aftësi për të punuar në grup.
Ofrojmë
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagesë të kënaqshme.
- Mundësi për formim profesional në sektorin financiar.
Informacione të tjera
- Për më tepër informacion mund të vizitoni faqen e kompanisë.