• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALMA

Agjent i shitjes dhe marketingut

ALMA
Apliko
ShitjeFerizaj3 javë më parëFull Time

K O N K U R S P U N E

Kompania “ALMA” SH.P.K., është lider në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, duke ofruar marka të njohura të produkteve ndërkombëtare si: Orbit, Airwaves, Mars, Snickers, Twix, Bounty, M&M’s, Skittles, Akullore, shkrepsat Cricket, si dhe ushqim për kafshë si Pedigree dhe Whiskas. Me fokus në cilësi dhe shërbim efikas, ALMA synon të jetë një partner i besueshëm dhe të plotësojë nevojat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Parimi i menaxhimit të biznesit është integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve.

Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për 2 (dy) vende pune.

  • Pozita e punës: Agjent i shitjes dhe marketingut.
  • Lokacioni i punës: Rgjioni i Ferizajit -1 (një) vend pune; Regjioni i Gjilanit – 1 (një) vend pune.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Krijon dhe menaxhon territorin e shitjes për produktet që i distribuon punëdhënësi;
  • Viziton rregullisht blerësit ekzistues;
  • Identifikon blerës të rinj potencial dhe i informon për produktet;
  • I ofron blerësve asortimanin e produkteve;
  • Siguron që pagesat nga blerësit të bëhen me kohë sipas afateve të caktuara;
  • Pranon dhe dorëzon porositë e blerësve sipas planit të vizitave ditore;
  • Bën porositë në deponë qendrore sipas planit të caktuar;
  • Bashkëpunon ngushtë me mbikëqyrësin për nevojat e shitjes;
  • Raporton tek mbikëqyrësi rreth nevojave të shitjes dhe progresit;
  • Kujdeset për raftet, pajisjet dhe mbushjen e mallit;
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes;
  • Raporton tek mbikqyrësi rreth nevojave të shitjes;
  • Është përgjegjës për mallin dhe asetet e punës me të cilat ngarkohet;
  • Kryen punë të tjera të përshtatshme me qëllimin e vendit të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Profili:

  • Të ketë të mbaruar minimum shkollimin e mesëm;
  • Të ketë përvojë pune si agjent i shitjes minimum 1 (një) vit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi me klientët;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me stafin e punës;
  • Të posedoj patentë shofer, kategoria B.
  • Të ketë njohuri të mira rrethë programeve bazike të kompjuterit (MS Office, Internet), etj.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 08.05.2026, e deri më 17.05.2026.