Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA është distributori ekskluziv i disa markave të njohura ndërkombëtare në segmentin e artikujve shtëpiakë dhe të konsumit, si edhe në kozmetikë dhe kujdes personal. Kompania, me zyrat qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, po zgjeron ekipin për rolin e Shofer / Furnitor.
- Departamenti: Logjistika
- Vendndodhja: Tiranë
- Kontrata: Në përputhje me Kodin e Punës
- Koha javore e punës: E Hënë - E Premte
Detyrat
- Përgatit porositë brenda magazinës.
- Kryen ngarkimin e porosive në automjetin e shpërndarjes.
- Siguron që mallrat e porositura nga klientët të dorëzohen në destinacion brenda afatit.
- Bën shpërndarjen e produkteve dhe mallrave nga magazina qendrore drejt klientëve.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina, si edhe për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit.
- Përgjigjet për masat administrative shtetërore që lidhen me shkeljet e Kodit Rrugor.
- Kujdeset për pastërtinë e mjetit dhe për mirëmbajtjen e tij, si edhe të të gjitha aseteve që përdor në punë.
- Siguron mirëmbajtjen teknike të mjetit.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Nevojitet përvojë pune si shofer; përvoja në distribucion konsiderohet përparësi.
- Kandidati duhet të zotërojë patentë të klasit B.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Duhet të jetë i gatshëm për fleksibilitet në orarin e punës.
- Preferohet që vendbanimi të jetë në Tiranë ose Vorë.