• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Shites Well

ALKOS GROUP
Apliko
ShitjeLushnjë1 javë më parëFull Time

Staf Shitës (Full-Time)

Përshkrimi:

Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për rrjetin drugstore në qytetin e Lushnjës kërkon staf që kryejnë funksionet e kasierit, sistemuesit dhe shërbimit të klientit.

Detyrat:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizimin e tyre
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi/menaxheri
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë
  • Mban pastër marketin, raftet, etj.
  • Asiston klientët në procesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh
  • Të jetë pa angazhime studimi
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup
  • Punë me dy turne - fleksibilitet për punë me 2 turne

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë)
  • Vlerësim sipas performancës

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Referenca
  • Çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit

Mbrojtja e të Dhënave Personale:

Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.