Përshkrimi
SO CART sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, është një kompani prodhuese shqiptare që ushtron veprimtarinë kryesore në përpunimin e letrës celuloze në produkte përfundimtare për konsumatorin. Kompania ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Punonjës i Kualifikuar Makinerie (M).
Detyrat
- Përdor dhe vë në funksionim makineritë e punës.
- Ndjek procesin e punës dhe ruan fleksibilitet në bashkëpunim me ekipin për të përmbushur kërkesat operative.
- Mbikëqyr standardet e sigurisë, me kujdes të shtuar ndaj makinerive dhe pajisjeve elektrike.
- Merr pjesë në trajnime për të plotësuar kërkesat që burojnë nga legjislacioni.
- Respekton standarde të larta të higjienës personale dhe të ambientit të punës.
- Organizon në mënyrë efikase kohën dhe orarin e punës.
- Vepron si pjesë e ekipit, duke qenë njëkohësisht në gjendje të marrë vendime të pavarura brenda standardeve të përcaktuara nga Departamenti Teknik.
- Bashkërendon punën dhe komunikon me departamente të tjera brenda sektorit të prodhimit.
Kualifikimet
- Përvoja me makineri ose në fusha të përafërta konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e fokusuar në arritjen e rezultateve gjatë punës në grup.
- Duhet të jetë energjik/e, me iniciativë dhe kreativitet, si edhe të sjellë ide të reja për çështje të ndryshme që lidhen me procesin e punës.
- Nevojitet përkushtim i lartë ndaj detajeve në interes të kompanisë.
- Kërkohet të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Duhet të jetë i/e aftë dhe praktik/e në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Kërkohet fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Nevojitet leje drejtimi.
Transport i siguruar.