Titulli i punës: Punonjës i Kualifikuar Makinerie (M)
Përshkrimi:
- SO CART sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, është kompani prodhuese shqiptare, me aktivitetin kryesor transformimin e letrës celuloze në produkt përfundimtar për konsumatorin. Kompania shpall vakant pozicionin Punonjës i Kualifikuar Makinerie (M).
Detyrat:
- Operon makinerinë.
- Monitoron dhe mban një qasje fleksibile për të punuar dhe për të përmbushur kërkesat e punës në ekip.
- Vëzhgon dhe ruan nivelet e sigurisë me vëmendje të veçantë për makineritë dhe pajisjet elektrike.
- Asiston në trajnime për të përmbushur kërkesat e legjislacionit.
- I përmbahet një niveli të rreptë të higjenës personale dhe të vendit të punës.
- Menaxhon me efikasitet orarin e punës.
- Punon si pjesë e një ekipi të përzgjedhur, por gjithashtu është i aftë të marrë vendime të pavarura brenda standardeve të paracaktuara nga Departamenti Teknik.
- Ndërlidh dhe bashkëpunon me departamente të tjera në departamentin e prodhimit.
Kualifikimet:
- Të ketë eksperiencë me makineri apo fusha të ngjashme përbën avantazh.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
- I/e orientuar drejt arritjes së rezultateve në punët në grup.
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofrojë ide të reja lidhur me procesin e punës.
- Të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve në interesin më të mirë të kompanisë.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të jetë i aftë dhe i shkathtë në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Fleksibel me oraret e punës.
- Leje drejtimi.
Dokumentet e kërkuara:
- Kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës
- Kopje të CV-së
Përfitimet:
Shënime:
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".