Përshkrimi
Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group, është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin Operator i linjës së paketimit.
Në kuadër të procesit të prodhimit, personi në këtë rol merr përsipër detyra dhe përgjegjësi që lidhen drejtpërdrejt me linjën e paketimit, duke punuar në përputhje me standardet dhe objektivat e përcaktuara nga Shoqëria SO CART. Ky funksion ushtrohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Prodhimit.
Detyrat
- Zbaton me kujdes të plotë të gjitha proceset që i ngarkohen në linjën e paketimit.
- Për secilin proces të realizuar, plotëson fletë-urdhrin me të dhënat e prodhimit dhe të kontrollit të cilësisë, në përputhje me sistemin informativ të kompanisë që mundëson menaxhimin e procesit të prodhimit në të gjitha elementet e tij.
- Organizon punën në mënyrë efikase, duke garantuar vazhdimisht administrim sa më të mirë të linjës së prodhimit.
- Përgatit sasinë e përcaktuar të kolive sipas udhëzimeve ditore dhe kapacitetit të linjës.
- Merr masa të autorizuara nga menaxheri i turnit gjatë ndryshimeve të formatit, me qëllim realizimin e programeve të planifikuara për ciklin e linjës së prodhimit.
- Siguron që cilësia e produktit të përpunuar dhe atij përfundimtar të jetë në përputhje me specifikimet dhe parametrat e kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe të kontrollit të cilësisë, si për shembull lloji i paketimit, vendosja e rripit, mbyllja e paketimit dhe e qeseve, pamja e paketimit, etiketimi, paletizimi dhe mbështjellja.
- Mbikëqyr dhe mirëmenaxhon mbetjet që krijohen gjatë procesit të zakonshëm të përpunimit.
- Kujdeset për monitorimin e sistemeve të sigurisë të instaluara në të gjitha makineritë funksionale të linjës së paketimit.
- Kryen edhe angazhime të tjera, përfshirë vetë-mirëmbajtjen e instalimeve ose të pajisjeve, kur kjo kërkohet.
Operacione të tjera ditore:
- Bashkëpunon me paletizuesit dhe operatorët e tjerë të sistemimit për aktivitetet e përditshme të linjës.
- Merr pjesë në ndërrimin e mbështjellësve të filmit të paketimit dhe të qeseve, në shkarkimin e bobinave të përfunduara, si edhe në zëvendësimin e tyre me bobina të reja.
- Merret me hapjen e paketimeve ose qeseve të dëmtuara dhe me rikuperimin e filmave të përshtatshëm për t’u rikthyer sërish në linjën e paketimit.
- Informon personat përgjegjës dhe kujdeset që mbetjet e linjës së prodhimit të dërgohen në pikën e grumbullimit.
- Njofton pa vonesë menaxherin e turnit për çdo problem që del jashtë përgjegjësive ose aftësive të tij, si edhe për pengesa të ndryshme që mund të shfaqen gjatë procesit të prodhimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional.
- Përbën avantazh përvoja e mëparshme në pozicione të ngjashme, veçanërisht në industrinë e prodhimit ose në përpunimin e kartonit apo letrës.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe të përshtatet shpejt me ndryshimet.
- Të ketë komunikim të mirë dhe aftësi bashkëpunimi.
- Të ketë njohuri për përdorimin e makinerive dhe pajisjeve industriale.
- Të tregojë shkathtësi dhe aftësi në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Të jetë fleksibël në raport me oraret e punës.