• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Operator i kualifikuar prodhimi

ALKOS GROUP
Apliko
Prodhim & IndustriTiranë, Vorë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

  • Kategoria e punës: Prodhim
  • Pozicioni: Operator i Kualifikuar Prodhimi/Linjë Prodhimi
  • Raporton tek: Përgjegjësi i Prodhimit/Turnit

Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group, një kompani prodhuese shqiptare që merret kryesisht me transformimin e letrës celulozë në produkte përfundimtare për konsumatorin, është në kërkim të një Operatori të Kualifikuar Prodhimi/Makinerie për linjën e prodhimit.

Rreth Rolit: Ky pozicion ka në fokus përdorimin dhe mbikëqyrjen e makinerive të linjës, me synim që procesi i prodhimit të zhvillohet në mënyrë efikase, të sigurt dhe sipas standardeve të cilësisë së SO CART. Roli kërkon kujdes të lartë ndaj hollësive, njohuri teknike bazë dhe aftësi për të punuar mirë me ekipin gjatë turnit.

Detyrat

  • Merr përsipër me përgjegjësi të plotë proceset që i caktohen në linjën e prodhimit, duke respektuar procedurat dhe objektivat e kompanisë.
  • Përdor dhe mbikëqyr makineritë e linjës së prodhimit për të siguruar performancë sa më të mirë, cilësi të qëndrueshme dhe sa më pak ndërprerje.
  • Zbaton veprimet e miratuara nga Menaxheri i Prodhimit për ndërrimet e formatit dhe për realizimin e programeve të planifikuara të prodhimit.
  • Kontrollon produktet gjatë procesit të prodhimit dhe verifikon që produkti i përpunuar dhe ai përfundimtar të përmbushin specifikimet dhe parametrat e kërkuar.
  • Mbikëqyr dhe mirëmban vëmendjen ndaj sistemeve të sigurisë të vendosura në makineritë funksionale të linjës së prodhimit.
  • Zbulon dhe trajton në kohë defektet e pajisjeve ose çështjet që lidhen me prodhimin, brenda kompetencave që ka.
  • Respekton rregullat e sigurisë teknike, higjienës dhe organizimit të hapësirës së prodhimit, për të siguruar një mjedis pune të mbrojtur.
  • Regjistron me saktësi të dhënat e prodhimit, duke përfshirë sasitë, kohën, problematikat dhe ndërhyrjet e mirëmbajtjes.
  • Ndjek planin e prodhimit për të arritur objektivat ditore, javore dhe mujore.
  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me procesin e prodhimit, sa herë që paraqitet nevoja.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional në mekanikë ose studimet e larta në inxhinieri; kualifikime të tjera teknike përbëjnë përparësi.
  • Përbën avantazh përvoja në përdorimin e makinerive moderne automatike ose gjysmë-automatike, si edhe njohja e proceseve industriale të prodhimit.
  • Eksperienca në pozicione të ngjashme, në industri prodhimi ose në mjedise fabrike, konsiderohet avantazh.
  • Të ketë njohuri për operimin e makinerive, proceset industriale, cilësinë dhe sigurinë në punë.

Aftësitë dhe Kompetencat

  • Aftësi të mira organizative dhe përshtatshmëri me ritmin e prodhimit.
  • Kujdes i shtuar ndaj detajeve dhe fokus te cilësia.
  • Zbatim i saktë i rregullave të sigurisë dhe i procedurave të brendshme.
  • Komunikim i mirë, bashkëpunim në ekip dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.

KUSHTET E PUNËS

  • Puna zhvillohet në ambient fabrike/prodhimi.
  • Angazhimi realizohet me turne, sipas grafikut javor dhe planit të prodhimit.
  • Kërkohet fleksibilitet në oraret e punës.
  • Është i detyrueshëm respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse.
  • Kompania ofron transport të garantuar.